BMW zyrtarisht kthen X7-shin në një pickup super luksoz


BMW ka krijuar një X7 të ri në modelin pickup i cili do të prezantohet gjatë ngjarjes ‘BMW Motorrad Days’ e i cili është bërë në bashkëpunim me ‘Concept Vehicle Construction’ e divizionin e BMW-së ‘Model Technology’ në fabrikën në Munih.

Konvertimi e kthen SUV-in me shtatë ulëse në një kamionçinë me pesë ulëse por me shumë luks, transmeton koha.net.

BMW ka treguar se ka përdorur CFRP (Polimer i përforcuar me fibra karboni) në shumë komponent, si në tavan, dyert e pasme dhe shumë pjesë të tjera, e si rezultat i kësaj ka reduktuar peshën për 200 kilogram.